Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në të cilën në rend dite është Propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve.
Në Kuvend ka ardhur edhe dorëheqja e deputetit Florin Besimi, vëlla i Fatmir Besimit propozim për ministër të Financave nga BDI, ndërsa është e mundur deri para fillimit të javës dorëheqje të arrijnë edhe nga deputetë të tjerë për të cilët është paralajmëruar se do të jenë pjesë e Qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon Dhoma ligjdhënëse t’i ketë pesë nënkryetarë. Në elaborimin e propozimit, Xhaferi duke iu referuar Rregullores dhe Ligjit për Kuvend thekson se “numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi, me propozim të kryetarit të Kuvendit. Nënkryetarët zgjidhen nga deputetët të cilët u takojnë partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend”.
Tani për tani akoma zyrtarisht nuk kumtohen informacione se cila parti parlamentare do të marrë pozitë nënkryetarësh në Kuvend. Në Kuvend ka ardhur edhe dorëheqja e pozitës së deputetit të Florin Besimit, vëlla i ministrit të ardhshëm të Financave të BDI-së, Fatmir Besimi. për të cilin BDI-ja kumtoi se do të propozohet për ministër të Financave. Ai që para disa ditëve përmes një kumtese paralajmëroi tërheqje nga funksioni i deputetëve, pasreagimit të Komisionit antikorrupsion. /Insajderi.com