Numërimi i votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit është mbyllur zyrtarisht, njofton Insajderi.
Fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 19 ulëse në Kuvend. Pas PDK-së, vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 ulëse, Lista Serbe me 10 ulëse, komunitetet joserbe me 10 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë ulëse.
Matematikani Bleron Baraliu, pas numërimit final të votave, ka postuar në Facebook një fotografi ku tregon se sa ulëse ka marrë secila parti./Insajderi.com
Alea iacta est!
Populus decernere 🎯
Posted by Bleron Baraliu on Wednesday, March 3, 2021