
Kuvendi i Serbisë pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me Kosovën, transmeton Insajderi.
Seanca do të mbahet më 22 qershor dhe në të do të raportojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, përcjell ‘B92’.
Sipas Daçiqit, Vuçiqi do të informojë deputetët me gjitha detajet e procesit të deritashëm të dialogut Kosovë – Serbi.
Kjo seancë do të mbahet një javë pas takimit të parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit që do të mbahet në Bruksel më 15 qershor. /Insajderi.com