Më 28 janar, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë marrëveshjen me Pfizer për dozat e vaksinës anti-COVID, njofton Insajderi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deri më sot ka bërë të ditur se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine me Pfizer.
Nga totali i kësaj shume, 10 mijë prej tyre do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe pjesa tjetër në muajin shkurt.
Këtë javë ka nisur vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID, falë 975 dozave të dhuruara nga një shtet i Bashkimit Evropian./Insajderi.com