
Është miratuar raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, që propozonte shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell Insajderi.
Pro kanë votuar 104 deputetë, shtatë kundër, dy kanë abstenuar dhe një fletë-votim ishte i pavlefshëm.
Tash vendimi shkon në Gjykatën Kushtetuese e cila nëse konstaton se Meta ka shkelur Kushtetutën, ai do të shkarkohet.
Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese./Insajderi.com