Kuvendi jotransparent – s’njofton lidhur me takimin për çështjen e Drejtorit të AKK-së

Kuvendi jotransparent – s’njofton lidhur me takimin për çështjen e Drejtorit të AKK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka njoftuar se sot do të mbahet takim i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion, njofton Insajderi.com.

Kështu thotë juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kusari shton se takim do të fillojë nga ora 11:00 në sallën N-204 të Kuvendit, por nga ky institucion nuk ka dalë asnjë njoftim lidhur me të.

Madje, në shkrimin e saj Kusari e quan “proces që fillon me mungesë transparence”.

“Sot mbahet takimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupcionit. Takimi mbahet në orën 11:00, salla N-204, në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Kusari.

“Njoftimi për këtë takim të grupit punues nuk figuron në website të Kuvendit të Kosovës. Përse ky proces duhet me fillu me mungesē transparence? Përse?”, pyeti në fund ajo.

Agjencia Kundër Korrupsionit si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, ka mbetur pa drejtor që nga data 24 shtator.

Deri më tani drejtori i këtij organi ka qenë Shaip Havolli, të cilit i ka skaduar mandati. /Insajderi.com