Kuvendi mban seancë, diskutohet për arsimin

Kuvendi mban seancë, diskutohet për arsimin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare nga ora 10:00, njofton Insajderi.

Në këtë seancë do të ketë disa pika të rendit të ditës.

Do të shqyrtohet Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, e do të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së.

Gjithashtu, do të formohet edhe Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Ndër tjera do të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në gjendjen e pandemisë.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
  7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  8. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. /Insajderi.com