Kuvendi i Kosovës, këtë të martë, do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.
Pika e vetme e rendit të ditës është “Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve”.
Seanca do të nisë nga ora 11:00.
Përmes një njoftimi për media thuhet se Inspektorati i Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme.
“Gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Krejt ky aksion ka ardhur si shkak i ngritjes së çmimeve të konsumit, kryesisht vajit, që detyroi institucionet të marrin masa./Insajderi.com