Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare nga ora 10:00, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur, në rend dite janë nëntë pika.
Një ndër këto pika të rendit të ditës është edhe zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për të cilën gjatë ditës së djeshme, opozita por edhe shoqëria civile kërkuan që të hiqet nga rendi i ditës.
Shoqëria civile vlerëson se Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike.
Ky është rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
- Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
- Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës,
- Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
- Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,
- Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19? /Insajderi.com