Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur sot që seanca e radhës të zhvillohet të enjten e javës së ardhshme, më 22 shtator në orën 10:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës në seancën e ardhshme.
Lekaj ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mosefikasitet, pasi sipas tij, vetëm 35 për qind e ligjeve janë miratuar, shkruan lajmi.net.
“Kuvendi është fokusuar tek demarkacioni dhe ka lënë anash çështje që janë me interes për qytetarët”, ka thënë ai.