
Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në seancën plenare dhe do të vazhdojë punimet në dy rende të ditës, njofton Insajderi.
Rendi i parë i ditës, është vazhdimësi e seancës së kaluar dhe ka të bëjë me projektligjin për financimin e partive politike dhe do të fillojë në ora 10:00.
Pas përfundimit të këtyre punimeve, do të thirret seancë e re plenare, në të cilën, kryeministri Avdullah Hoti, do të mbajë interpelancë./Insajderi.com.