Kuvendi miraton projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private

Kuvendi miraton projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Nga 72 deputetë sa ishin në sallë, në votim morën pjesë 67 prej tyre ku të gjithë votuan pro këtij projektligji, shkruan Insajderi.com.

“67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Konstatoj se Kuvendi i Kosovës miratoj projekligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ka miratuar edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit, “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Insajderi.com