Kuvendi miraton rishikimi i buxhetit

Kuvendi miraton rishikimi i buxhetit

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë rishikimin e buxhetit me 67 vota pro dhe një abstenim, njofton Insajderi.

Derisa gjatë shqyrtimit të tij sot kryetari Komisionit parlamentar për Financa dhe Transfere, Hekuran Murati ka kërkuar të bëhen sqarime për qytetarët lidhur me pagesat prej 170 eurove dhe rishikimin e buxhetit, pasi sipas tij ka manipulime.

Derisa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Murati i ka quajtur hipokritë deputetët e LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, theksoi se po të mos ishte rrëzuar qeveria pagesat e këtyre kategorive për punëtorët dhe bizneset do të ishin kryer në fund të muajit maj.

Pas kësaj deklarate, deputeti Murati është ndaluar më britma nga deputetët.

Për votimin e rishkimit të buxhetit në lexim të parë, kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit.

“Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar”, shkruan Hoti.

Ndërsa, kjo seancë është mbyllur, derisa pritet që në orën 16:00 mbahet interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për pandeminë./Insajderi.com