Kuvendi nderon dëshmorin Adrian Krasniqi me një minut heshtje

Kuvendi nderon dëshmorin Adrian Krasniqi me një minut heshtje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar dëshmorin e kombit Gjeneral Adrian Krasniqin, në 23 vjetorin e rënies së tij, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçin, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, ka kërkuar që të nderohet ky dëshmor me një minut heshtje nga ana e të zgjedhurve të popullit, gjë që u bë.

Dëshmori i kombit gjeneral Adrian Krasniqi është lindur më 11 tetor të vitit 1972. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i rënë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com