Kuvendi në pushim, mbi 100 projektligje mbesin në procedurë

Kuvendi në pushim, mbi 100 projektligje mbesin në procedurë

Mbi 100 projektligje të Kuvendit të Kosovës kanë mbetur në procedurë, si pasojë e punës minimale që është bërë gjatë sesionit pranveror.

Kështu thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilët njoftojnë se në 24 seanca plenare, vetëm shtatë përqind të agjendës legjislative kanë arritur deputetët të votojnë në Kuvend.

Eugen Cakolli nga KDI tha se kjo ka ardhur si pasojë e emergjencës shëndetësore dhe krizës politike që ka qenë gjatë këtij viti.

Derisa theksoi se një faktor tjetër është brishtësia e koalicionit qeverisës, e cila ka një shumicë minimale.

“Mbyllja e sesionit pranveror është vendim i gabuar i Kuvendit të Kosovës. Sesioni pranveror në këtë vit është karakterizuar nga kriza politike dhe emergjenca shëndetësore. Aktiviteti dhe puna e Kuvendit gjatë këtij muaji ka qenë minimale. Numër i konsiderueshëm i projektligjeve të mbesin ende në procedurë”, tha ai. /Insajderi.com