Kuvendi nuk e miraton rezolutën e AAK-së për faljen e gjobave ndaj bizneseve

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e AAK-së për faljen e gjobave ndaj bizneseve

Me 22 vota për, 43 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, njofton Insajderi.

Kjo rezolutë, fillimisht, u propozua nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi suspendimin e të githa gjobave me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe qytetarët.

“A më shumë janë 10 milionë që i keni falë në veri apo 2 milionë për bizneset që janë në krizë? Nuk kemi kërkesë për me e shkelë ligjin. Të suspendohen të gjitha gjobat derisa Kuvendi t’i trajtojë në mënyrë të detajuar të gjitha kategoritë”, u shpreh Tahiri.

Pas përfundimit të kësaj pike, përfundoi seanca pasi Kuvendi nuk pati kuorum që të trajtojë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare. /Insajderi.com