Kuvendi pret bashkatdhetarët të mërkurën dhe të enjten

Kuvendi pret bashkatdhetarët të mërkurën dhe të enjten

Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.​ /Insajderi.com