Kuvendi pritet të mbajë seancë të premten lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi pritet të mbajë seancë të premten lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.

Seanca është kërkuar të mbahet për ditën e premte në ora 11:00.

“Në emër të deputetëve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00”, shkroi Gashi në profilin e tij në Facebook.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje për Raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane, që gjithashtu shqyrtoi sot këtë projektligj nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me legjislacionin e BE-së, e mbështeti dhe vendosi t’i procedojë tutje sipas Rregullores së Kuvendit. /Insajderi.com