64 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim për shkarkimin e anëtarit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Sali Bashota, njofton Insajderi.
Numër të njëjtë të votave nga deputetët mori edhe propozimi për shkarkim të anëtarit të dytë të tretë dhe të katërt të këtij bordi, Agron Gashi, Lirim Geci e Nilyl Bytyqi.
Edhe për anëtarin e pestë të Bordit të RTK-së, Albinot Maloku, 64 deputetë kanë votuar pro rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndryshe prej anëtari i gjashtë i këtij bordi, Bajram Mjeku, u shkarkua me 63 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 64 deputetë votuan për shkarkimin e anëtarit të shtatë, Petrit Musollin, asnjë kundër dhe një deputetë ka abstenuar. Kuvendi mori vendim edhe për shkarkimin e anëtarit të tetë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Miftari, me aq vota sa anëtari paraprak.
Me këtë rast, Asambleja ka miratuar propozimin e Komisionit për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së. /Insajderi.com