
Pas përplasjeve mes shefit të grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe diskutimeve tjera të grupeve parlamentare kryepalamentari Kadri Veseli ka kërkuar pauzë.
Seanca filloi punimet me një orë vonesë filloi pasi që arritën të mblidheshin 93 deputetë.
Por pas deklarimeve të shefave të grupeve parlamentare, kryeministri Ramush Haradinaj është acaruar duke thënë pse jeni kundër territorit,” kur ai nuk është as i jemi e as i babës Elmi” .
‘Ku po ju dhem o vëllezër e motra, a kaq kundër, a kaq kundëR territorit tuaj jeni. Marre ju koftë, kurgjo në rregull nuk keni, S’po ju vjen marre. Pse po ju dhem raporti i Bulliqit o burra, ju e keni pranuar deklaratën e spo e doni Qakorrin’, ka thënë Haradinaj.