Kuvendi i Kosovës sot rreth orës 10 do të mbajë seancë plenare.
Kjo seancë do të përcillet me debat parlamentar për politikën e jashtme.
Pikat e rendit të ditës janë si në vijim:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Debat parlamentar për politikën e jashtme,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,
10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Shqip.com