Kuvendi sot mban seancë plenare

Kuvendi sot mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sot rreth orës 10 do të mbajë seancë plenare.

Kjo seancë do të përcillet me debat parlamentar për politikën e jashtme.

Pikat e rendit të ditës janë si në vijim:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4.    Debat parlamentar për politikën e jashtme,
5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
9.    Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,
10.    Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
11.    Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
12.    Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
13.    Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Shqip.com