Kuvendi sqarohet lidhur me flamurin e dëmtuar të Kosovës

Kuvendi sqarohet lidhur me flamurin e dëmtuar të Kosovës

Kuvendi ka dhënë një sqarim lidhur me flamurin e Kosovës, i cili mëngjesin e sotëm u fotografua mbi objektin e këtij institucioni, ku shihej i dëmtuar, shkruan Insajderi.

Përmes një komunikate për media, nga Kuvendi kanë bërë të ditur se flamuri është dëmtuar pas reshjeve atmosferike të mbrëmshme.

“Përkitazi me artikullin e plasuar në disa portale, për, siç thuhet, “gjendjen e mjerueshme të flamurit në Kuvendin e Kosovës”:​ Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com