Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare. Në rend të ditës do të jenë dhjetë pika, në mesin e të cilave është edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.
Pikat e rendit të ditës në seancë:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
- Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19./Insajderi.com