Kuvendi votoi Komisionin për verifikimin e mandateve të deputetëve

Kuvendi votoi Komisionin për verifikimin e mandateve të deputetëve

Seanca konstituive tashmë ka filluar. Si pikë e parë e rëndit të ditës është formimi i komisionit për verifikimin e mandateve, raporton Ekonomia Online.

Jahja Koka si kryesues i kësaj seance ka ftuar partitë politike që të propozojnë nga një anëtar për komisionin verifikues.

“Partitë politike në Kuvend kanë të drejtë të caktojnë një deputet për komisionin e mandateve në këtë legjislaturë. LVV ka caktuar Albulena Haxhiun si përfaqësuese në komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve.

LDK e propozoi Armend Zemaj si anëtar.

PDK – Ganimete Musliun për anëtare në këtë komision.

AAK e propozoi Rasim Selmanaj.

Sllavko Simic është propozuar nga Lista serbe.

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate.

Edhe partitë të tjera minoritare caktuan përfaqësuesit e tyre për këtë Komision.

Në fund deputetët miratuan me 101 vota dhe asnjë kundër këtë pikë të rendit të ditës.