Kuvendi voton në lexim të parë Projekligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi voton në lexim të parë Projekligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Në përpjekjen e shtatë ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

64 vota mori ky projektligj për të t’u votuar në lexim të parë.

Ky projektligj kap vlerën e 385 milionë eurove dhe është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 22 korrik të këtij viti.

Opozita që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin rezervat e tyre në disa pika të këtij projektligji.

Ndërsa, komuniteti i bizneseve në vend vazhdimisht ka deklaruar se është domosdoshme të votohet kjo pako.

Me këtë projektligj qytetarët do të kenë të drejtë që të tërheqin 10% te mjeteve nga Trusti Pensional.

Vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues. /Insajderi.com