Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që në rend të ditës të futet diskutimi për raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe emërimin e Bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Për futjen në rend të ditës kanë votuar 63 deputetë.
“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet Bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e Bordit të ri”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.