Kuvendi zgjedh edhe anëtarin e katërt të Bordit të RTK’së

Kuvendi zgjedh edhe anëtarin e katërt të Bordit të RTK’së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur edhe anëtarin e katërt të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, njofton Insajderi.

Petrit Musolli është kandidati i fundit sot që është zgjedhur anëtar i këtij bordi, ndërsa për dy kandidatët tjerë, Albinot Maloku dhe Arlinda Azemi, do të votohet nesër.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se sonte nuk ka kuorum për votimin e dy kandidatëve në fjalë, andaj janë mbyllur punimet duke thënë se seanca e re nesër pritet të vazhdojë në ora 11:00.

“Edhe kandidati Petrit Musolli i ka fituar votat e nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i Bordit, ndërkaq tre kandidatë të tjerë nuk kanë marrë votat e nevojshme. Meqenëse nuk ka kuorum do të vazhdohet me votimin edhe për një kandidat të Bordit të RTK-së nesër në ora 10:00. Ndërsa seanca e planifikuar të fillonte në ora 10:00, do të fillojë në ora 11:00. Nesër do të kemi votimin për dy kandidatë, Albinot Malokun dhe Arlinda Azemin, për të zgjedhur njërin nga ta”, tha ajo.

Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli janë katër anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së. /Insajderi.com