Kuvendi zgjedh një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi zgjedh një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Në seancën e sotme parlamentare është zgjedhur vetëm një nga 6 gjyqtarët e propozuar për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Remzie Istrefi-Peci ka arritur që të zgjidhet për këtë pozitë me 83 vota të fituara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa nuk kanë arritur të fitojnë numrat e nevojshëm 5 emrat e mbetur. Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëm Manaj, Vigan Qorrolli dhe Emrush Kastrati ishin 5 emrat e tjerë të propozuar për këtë pozitë.

Me këtë rast votimi duhet të përsëritet me qëllim që të zgjidhen edhe 2 gjyqtarët e nevojshëm. Për këtë pozitë nevojiten 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.