Kuvendi zgjedh tetë anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi zgjedh tetë anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Bordin e Radio Televizonit të Kosovës.

Ky bord do të përbëhet nga tetë anëtarë.

Këtë e njoftoi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, gjatë seancës së Kuvendit.

Fatmire Lumi Qehaja – anëtare;

Arta Berisha – anëtare;

Albulena Mehmeti – anëtare;

Shukrije Rama – anëtare;

Driton Hetemi – anëtar;

Besnik Boletini – anëtar;

Safet Kabashaj – anëtar;

Bekim Sele – anëtar.

Kryaparlamentari, Glauk Konjufca, tha se nga radhët e komunitetit serb nuk është zgjedhur asnjë anëtar, me këtë rast duhet të përsëritet konkursi për anëtarin serb

“Kurse nga radhët e komunitetit serb nuk kemi asnjë të zgjedhur, sepse kanë marrë më pak vota të nevojshme se që e kërkon procedura për t’i zgjedhur anëtarë i bordit të RTK-së. Prandaj, për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit”, tha ai. /Insajderi.com