Kuvendit të Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Kosovë, takon Kurtin dhe Konjufcën

Kuvendit të Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Kosovë, takon Kurtin dhe Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo u bë e ditur në një njoftim për media ku takimi me Konjufcën  do të fillojë nga ora 10:00.

Ndërsa takimi mes Xhaferit dhe Kurtit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.

Ende nuk dihet nëse Xhaferi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë vizitës së tij në Kosovë. 

Ndryshe Xhaferi është zgjedhur kryetarë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 202o.

Talat Xhaferi është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Ndryshe, ai të fillim të këtij viti është pritur në takim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./Insajderi.com