![Ky do të jetë moti për ditën e fundit të javës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/Moti-12-shtator-1300x731-1-730x440.jpg)
Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK’së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.
IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.