Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të temperaturave.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas këtij insituti temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të jenë në mes 2-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashikohet të jenë në mes 19-21 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.