Ka vdekur në QKUK 17 vjeçari i cili plagos me armë zjarri në kokë nga dy persona dje në lagjen Arbëri të Prishtinës.
I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Lidhur me kete rast i cili eshte cilesuar si vrasje e rende, policia ka identifikuar dy persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre.” thotë Ahmeti.
Ndryshe 17 vjeçari ishte edhe anëtar i tifo grupit prishtinas ‘Plisat’, të cilët e kanë shprehur ngushëllimet familjes Bulliqi dhe i kanë bërë thirrje organeve kompetente që të zbardhet rasti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Hysni Popova’ në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka identifikon dy personat që kanë kryer vrasjen, mirëpo akoma nuk i ka arrestuar dhe është në kërkim të tyre.