![Ky është 22 vjeçari që u qëllua për vdekje në Gjilan](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/Insajderi-730x440.jpg)
Pas të shtënave me armë zjarri nga një 26 vjeçar, në mbrëmjen e vonë të së shtunës ka mbetur i vrarë një 22 vjeçar nga Komuna e Gjilanit.
22 vjeçari i vrarë tek vendi “Lapidari” i fshatit Bresalc, është Fatlind Arifi, i lindur në vitin 1996.
Burimet e Inajderit brenda Policisë së Kosovës thonë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifi, 22 vjeçar, është Liridon Uruqi i njohur për të kaluarën e tij problematike.
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, konfirmoi më parë se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit, si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma me të cilën dhe kreu vrasjen.
Përvç kësaj i involvuar në këtë rast është dhe vëllai i të dyshuarit kryesor L.U, SH.U, i cili po i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij gjatë kërkimeve.
Policia e Kosovës bën me dije se të dyshuarve kryesor u ka konfiskuar edhe një veturë të tipit Mercedes, ndërsa dhe ka intervistuar një numër të shumtë dëshmitarësh të cilët ishin prezent kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë e vrasjes së 22 vjeçarit.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë bërë të ditura nga ana e Policisë së Kosovës.