Ky është anëtari i PDK-së që mori më së paku vota – vetëm 97

Ky është anëtari i PDK-së që mori më së paku vota – vetëm 97

Xhavit Gubetini është anëtari që ka marr më së paku vota për Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gubetini ka mbledhur vetëm 97 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Në konventën e nëntë të PDK-së e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme ku në krye të saj është ri-zgjedhur, Kadri Veseli.

Ndërsa, Uran Ismaili i cili njëherit është kryetari i degës ka marrë më së shumti vota.

Ismaili ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka pësuar debakël në zgjedhjet për Këshillin Drejtues të PDK-së. Hoxhaj si njeri i dytë i partisë, ka arrit të mbledh vetëm 351 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Hoxhaj është votuar më pak se Bajrush Xhemajli e Idriz Vehabi të cilët janë kryetar komunash nga radhët e PDK-së.

Xhemjali dhe Vehabi të dy kanë grumbulluar mbi 400 vota, derisa Hoxhaj brenda partisë së tij e ka marr vetëm 351 vota, po ashtu më pak se deputeti, Andin Hoti dhe deputetja, Blerta Deliu. /Insajderi.com