
Për lëshimin e një licence biznesmenit kosovar, Agim Balaj, i cili erdhi nga Evropa, iu kërkuan 7000 euro ryshfet.
Për InDoks ai ka rrëfyer se kush janë zyrtarët e përfshirë në kërkimin e ryshfetit prej 7000 eurove, ku ndërhyri edhe Policia e Kosovës.
Balaj ka shpjeguar se si ndërroi çmimi për 2000 euro.
“Zyrtari i kërkoi 7000 euro i thash pse 7000 niher ishte çmimi 5000, më tha u rrit çmimi se ajo kompania tjetër ka dhënë pare ma shumë, për me ja u lëshu licencën duhet 7000 euro, ai tha mos me e pagu ja u heqim licencën ashtu siç ja u kemi dhënë”, ka treguar Balaj.
Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së. Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt.
Flasin edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë. Edhe ata që i mbrojnë bizneset. Të gjithë e tregojnë një histori: që këto raste e shpërfaqin haraçit që shteti i Kosovës ua vë investitorëve të huaj.