
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Përveç rezultatit të subjekteve politike është publikuar edhe numri i votave sa kanë marrë kandidatët për deputetë.
Nga shifrat e publikuara del se me vetëm 534 vota, Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka arritur të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme.
Në Kuvendin e Kosovës janë 120 ulëse për deputetë prej të cilave 10 janë të ruajtura për përfaqësuesit e komunitetit serb, dhe 10 të tjera për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, prej të cilave 4 për komunitetin e romëve.