Ky është fjalimi i Driton Selmanajt, që ngjalli reagimin e ashpër të Vjosa Osmanit

Ky është fjalimi i Driton Selmanajt, që ngjalli reagimin e ashpër të Vjosa Osmanit

Dy anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputeti Driton Selmanaj, janë përplasur ashpër në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës të martën.

Debati mes tyre përfundoi me ndalimin e fjalës së deputetit Selmanaj, fjalimi i të cilit zgjoi reagimin e ashpër të kryetares së Kuvendit.

Selmanaj po fliste për shkeljen e konstatuar kushtetuese të Qeverisë së Kosovës, në bazë të vendimit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, në seancën e sotme.

Mirëpo, në momentin kur Selmanaj akuzoi Osmanin për legjitimimin e sjelljeve anti-kushtetuese të Qeverisë së Kosovës, Osmani ia ndërpreu fjalën kolegut të saj partiak. I tha të mos flasë çështje që nuk ndërlidhen me pikat e rendit të ditës.

“Ka ardhur në përfundim se Qeveria ka shkelur Kushtetutën. Po thotë [Kushtetuesja, v.j] se ju keni në dispozicion kaq kohë për të sjell një Ligj të ri, përndryshe kaloni në nenin 56 ku flet për shmangie të të drejtave dhe lirive të njeriut, e që bëhet me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Selmanaj.

“Përpjekja që ju po e bëni, është përpjekje për të legjitimu  sjelljen e kësaj qeverie duke e lënë anash nenin 56 të Kushtetutës së Kosovës…”, u shpreh Selmanaj, para se të ndërpritej nga Osmani.

Ndërkaq, Vjosa Osmani i tha Driton Selmanajt se ai nuk ka të drejtë të ofendojë askënd.

“Z. deputet, je duke e keqpërdorur të drejten tënde për t’i dezinformuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ke asnjë të drejtë… në radhë të parë, fjalën ta dhashë me fol për çështjen e mocionit; në qoftë se do me fol për çështjen e mocionit fol, nëse fol për një temë tjetër, regjia ia ndalon menjëherë fjalën”, i tha Osmani, Selmanajt.

Kryetarja Osmani i tha Selmanajt se nuk i është shkelur asnjë e drejtë. “Në qoftë se mendon se të është shkelur ndonjë e drejtë, janë procedurat”, i tha Osmani, Selmanajt.

Osmani e ndërpret deputetin e LDK-së: Nuk ta japë fjalën me ofendu

Osmani e ndërpret deputetin e LDK-së: Nuk ta japë fjalën me ofendu

Gepostet von Insajderi am Dienstag, 14. April 2020