Ky është gjermani që vdiq sot në një hotel në Mitrovicë

Ky është gjermani që vdiq sot në një hotel në Mitrovicë

Thomas Kortendiek është 39-vjeçar gjerman, i cili është gjetur sot i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërkaq dyshohet se viktima ishte hedhur nga dritarja e dhomës në të cilën po banonte në këtë hotel.

Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Rastin për vdekjen e Kortendiek për Insajderin e ka konfirmuar sot edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte. /Insajderi.com/