
Edhe në Prizren kishte ekzistuar më herët një grup i fuqishëm fajdesh.
Familja Kqira nga Prizreni ishin në të njëjtin biznes si familja Gërbeshi në Vushtrri. Fajde, kërcënime e dhunë. Dhe shumë para të përfituara jashtëligjshëm. Derisa në Vushtrri u përfshinë imamët, në historinë e Kqirajve përfshihen priftërinjtë. Diçka si në filmin e famshëm “The GodFather”.
Dhe në historinë e tyre herë pas here përfshihet edhe ish-Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj. Por, edhe një gjyqtare tjetër.
Edhe një avokat që u bë i tillë duke qenë në procedurë gjyqësore. Dhe pikërisht sipas aktakuzës kundër tij, edhe një nga skenat që i kishte incizuar hetuesia ishin zhvilluar në Katedralen në Prishtinë, ku në vitin 2015 Salih Mekaj kishte hyrë aty me veturën zyrtare ndërsa me një Mercedes kishte ardhur vëllai i tij Zenel Mekaj dhe Nushe Mekaj- gjykatëse.
Në bazë të video incizimit dhe audio incizimit nga ky takim u zbulua se gjatë takimit në katedrale është biseduar për një borxh të cilin kinse Pal Gruda ia ka Asdren Mekajt. Dhe viktimat e këtij rasti, sipas aktakuzës në disa raste të ndryshme kishin pasur takime, po për këtë problem që lidheshin fajdet me shumë priftërinjtë./ Insajderi.com