Ky është i dyshuari që dhunoi seksualisht 11-vjeçarin nga Fushë Kosova

Ky është i dyshuari që dhunoi seksualisht 11-vjeçarin nga Fushë Kosova

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari për vrasjen e të miturit 11-vjeçar nga Fushë Kosova është 20-vjeçari, Sefedin Osmani.

Sefedin Osmani, 20-vjeçar është arrestuar pasditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për vrasjen e 11-vjeçarit K.Veseli nga Fushë Kosova.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. i lindur me 1999”, thuhet në njoftimin e policisë.

11-vjeçari, K.Veseli ishte gjet i vdekur të enjten e 11 korrikut, poshtë shkallëve të një ndërteve në lagjen “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se janë duke pritur raportin e autopsisë për të vepruar tutje me rastin.

“Ende nuk është ardh raporti i autopsisë dhe nuk kemi dal ende me ndonjë komunikatë po e presim raportin. Përveç që kemi informatat se viktima është gjetur pa shenja jete, ka pas shenja të dhunës në trup. Mirëpo jemi duke i pritur raportin dhe të shohim sesi kanë ardh deri tek ato shenjat në trup”, ka thënë Laureta Ulaj zyrtare për marrëdhënie me publikun për Insajderin.

Nëna e 11-vjeçarit, kishte thënë se ka qenë në dijeni për rastin e djalit të tij me ç’rast kishte raportuar policinë në janar të këtij viti po ashtu edhe familjen e të dyshuarit.

Makfire Veseli, kishte thënë se policia ka qenë e informuar që nga janari për të dyshuarin Sefedin Osmani. Ajo po ashtu thotë se edhe familja e të dyshuarit ka qenë e informuar për abuzimin që iu kishte bërë djalit të saj.

“Djali më dilte nëpër kanta dhe më vinte e qante më tregonte për rastin. Po unë njëherë e lashë. Nuk e lajmërova hiç policinë.  Mandej e lashë, erdhën vetë policia, që u lajmërua djali në polici. Unë kam qenë të familja jem. Kanë ardh policia e Fushë Kosovës. Edhe më thanë ‘Makfire a e din që e kanë dhunua djalin. Thashë po, djali më ka kallxu”, kishte thënë Makfrija. /Insajderi.com