
Një përleshje me mjete të punës në mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka rezultuar me një të vdekur.
Indeksonline mëson se i vdekur ka mbetur A.Sh. i lindur në vitin 2000.
Për këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje. Zyra për Informim e PK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, ka konfirmuar se të premten rreth orës 23:25 në fshatin Draboil të Malishevës është raportuar për një pjesëmarrje në rrahje e cila ka rezultuar me vrasje.
“Dyshohet se një person si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë. Shtatë persona janë ndaluar lidhur me rastin dhe janë duke u kryer hetimet ndaj tyre”, thuhet në konfirmimin e organeve të sigurisë.