Ky është i riu shqiptar që u vra sot në Gjermani

Ky është i riu shqiptar që u vra sot në Gjermani

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Volfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje.

I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. A

i ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve.

“Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar.

Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa ata mbeten të paidentifikuar.


Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen. Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.