Ky është kandidati i parë për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës

Ky është kandidati i parë për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës

Avokati Skender Musa, është kandidati i parë për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës, shkruan Insajderi.

Ai përmes Facebook ka njoftuar se nëse zgjidhet kryetar i OAK-së, do të arrijë ta avancojë pozitën e rolin e avokatit në sistemin e drejtësisë, ashtu siç është në BE.

“Avokatura si profesion i pavarur dhe i rregulluar me dispozitën e nenit 111 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me ligj të veçantë, është njëri ndër profesionet me fisnike dhe me i respektuar në vendet tjera, dhe fatkeqësisht ky profesion është degraduar jashtëzakonisht shumë, për shkak të udhëheqjes jo të mirë dhe krijimit të anarkive për shkak të raporteve jo të mira në mes të grupeve të caktuara të stafit Udhëheqës të OAK-së. Kjo gjendje, dhe përçarja e avokatëve “Ne dhe Ata”, ka qenë motivi im kryesor që të marrë vendim që të kandidojë për Kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës, për shkak se ne kemi nevojë për bashkim të forcave dhe dijës dhe ideve të secilit avokat në Kosovë që ta mbrojmë dhe avancojmë këtë profesion fisnik dhe të mos lejojmë që Avokatët në Polici, Prokurori dhe në Gjykata të mos trajtohen në mënyrën adekuate sipas ligjit”, ka shkruar Musa në profilin e tij në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nuk mund të sigurohet një proces gjyqësor i drejtë, pa u respektuar barazia e plotë e palëve ne procedurë dhe pozita kyçe e avokatit në procese gjyqësore.

Njoftimi i plotë: