Ky është mesazhi i New Born-it për sivjet

Ky është mesazhi i New Born-it për sivjet

Për 11 vjet me radhë, monumenti NEWBORN-it, ka përçuar mesazhe të ndryshme përmes dizajnëve dhe ngjyrave.

Në këtë përvjetorë, artistë të shumtë kanë zgjedhur që simbolika të jetë ambienti, raporton KTV.

Ideatori dhe realizatori i Newborn-it, deputeti i PSD- së, Fisnik Ismaili ka shpjeguar kuptimin e secilës shkronjë.

Deputeti Ismaili deklaroi se pasi që Prishtina shumë shpesh e zë vendin e parë për ndotje të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi, atëherë për këtë vit kjo dukje e New Born- it ka për qëllim edhe vetëdijesimin në mbrojtje të ambientit.

Artistët vullnetarë të Mural Fest, po e kryejnë punën më të madhe, ndërsa qytetarët thanë se kjo është një ide e qëlluar.

Ndër vite, monumenti, NEWBORN, ka marrë forma të ndryshme, për t’i dhënë kësisoj një pamje të freskët Prishtinës.

Monument u zbulua në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.