
Të martën në vend pritet që të mbajë mot i vranët dhe me shi, përcjell Insajderi.com.
Gjatë ditës, temperaturat minimale parashikohet të arrijnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalet pritet të lëvizin nga 8 deri në 10 gradë Celsius.
Po ashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
Ndërkaq, ky mot do të jetë i ndryshueshëm gjatë javës, ku do të ketë edhe mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.