Ky është numri i të lënduarve nga sulmi në Irak

Ky është numri i të lënduarve nga sulmi në Irak

Tetë raketa të tipit Katysha kanë goditur bazën amerikane Balad në provincën Salah al-Din në Irak.

Baza gjendet 80 kilometra larg kryeqytetit të Bagdadit.

Pesë raketa kanë goditur bazën ndërsa tre të tjerat pistën ajrore në këtë bazë, sipas deklaratsë së ushtrisë irakiane, shkruan CNN.

Si rezultat i kësaj katër persona janë lënduar, duke përfshirë dy oficerë të sigurisë. Të gjithë të lënduarit janë të irakian.

Ende nuk ka raportime nëse është lënduar ndonjë pjesëtar i ushtrisë amerikane.