Ky është numri i të shëruarve me koronavirus në Prishtinë

Ky është numri i të shëruarve me koronavirus në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se 15 persona janë shëruar nga koronavirusi në kryeqytet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se kjo është një lajm i mirë, përcjell Gazeta Insajderi.

Derisa sonte nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Prishtinë.

“Zero raste të reja në Prishtinë, 26 në krejt Kosovë. Looking good! 15 raste të konfirmuar sot si të shëruar në Prishtinë. Vazhdojmë!”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar sonte për 26 raste të reja me koroanvirus në Kosovë. Të gjitha këto janë raste të kontakti.

Këto raste dhe vijnë nga Komuna e Kamenicës, Istogut, Pejës, Vitisë, Ferizajt, Shtimes dhe Zvecanit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e institutit. /Insajderi.com