Ky është numri që mund të lajmëroni për rritjen e çmimeve

Ky është numri që mund të lajmëroni për rritjen e çmimeve

Për çdo ndryshim në rritjen e çmimeve nga bizneset, Ministria e Financave dhe ATK-ja kanë lëshuar një numër në të cilin mund të thërrisni kur vëreni ndryshime të tilla, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo ka ardhur pas që, mbrëmë pas vendimit të qeverisë për masa kundër koronavirusit, bizneset kanë filluar rritjen e çmimeve.

“Lajmëro këtë numër për ngritjen e çmimeve në tel:  0800 80 800 dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes ku do të pësojnë dënime të mëdha”, ka thënë Bislimi.

Përveç kësaj ministri i Financave Besnik Bislimi, ka bërë të ditur që ato biznese që rrisin çmimet do të mbyllen./ Insajderi.com